MENU
klinika

Serie A, Java 19

“Hakmerret” Roma, Kumbulla titullar

23.01.2021 - 16:56

Roma ka lënë pas 3 ndeshjet zhgënyese dhe i është rikthyer fitores në kampionat, duke mposhur 3-2 Spezian, që mesjavën e kaluar e eliminoi nga Kupa e Italisë. Verdhekuqtë rimarrin vendin e tretë.

Mayoral, që sot zinte vendin e Dzeko, zhbllokoi vendasit në “Olimpico” për 1-0 në minutën e 17-të. Por Piccoli pas 7 minutash barazpeshon rezultatin dhe pjesa e parë mbyllet 1-1.

Me të nisur pjesa e dytë, Roma shënon dy gola njëri pas tjetrit. Është sërish Mayoral në 52’ që realizon, ndërsa Karsdorp con shifrat në 3-1. Në 59’ Farias ngushton në 3-2 dhe ndeshja hapet sërish.

Spezia arrin të barazojë në 90’ me anë të Verde. Por kur miqtë menduan se morën një pikë, Pellegrini kalon sërish në avnatazh Romën, duke shënuar në 92’. Kumbulla ishte titullar dhe luajti 90 minuta. Me këtë rezultat Fonseca “shpëton” nga shkarkimi.