MENU
klinika

Datat e ndeshjeve

Hidhet shorti i Botërorit të Klubeve, Bayern kërkon lavdinë

19.01.2021 - 19:24

Është hedhur sot në Zyrih shorti nga FIFA për Botërorin e Klubeve, që përcaktoi rrugën drejt lavdisë globale për gjashtë klubet që garojnë në shkurt. Ky turne duhej të ishte luajtur në dhjetor, por FIFA e shtyu në shkurt.

Tigres UANL dhe Ulsan Hyundai FC do të përballen me njëri-tjetrin në ndeshjen e parë të planifikuar për 4 shkurt, kurse po atë ditë do të luhet edhe ndeshja tjetër mes Al Duhail SC dhe Al Ahly SC.

Fituesi i Copa Libertadores, Palmeiras ose Santos, do të përballen me fituesin e ndeshjes së parë në gjysmëfinale, kurse Bayern Munich e pret në gjysmëfinalen tjetër fituesin e duelit të dytë.

Dueli për fituesin e Copa Libertadores mes Palmeiras dhe Santos luhet më 30 janar. Ndeshjet gjysmëfinale luhen më 7 dhe 8 shkurt, kurse finalja do të luhet më 11 shkurt.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN