MENU
klinika

Reshje intensive dhe përmbytje

IGJEUM del me paralajmërimin e fortë për ditën e nesërme

25.01.2021 - 17:44

Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, ka parashikuar se në nesër priten serish rreshje shiu intensive.

Sipas llogaritjeve të IGJEUM, për ditën e nesërme pritet rritje e prurjeve dhe niveleve në Lumenjtë Drin-Buna, Liqenin e Shkodrës dhe Lumin Vjosa.

“Si pasojë e reshjeve intensive, pritet rritje e prurjeve dhe niveleve në Lumenjtë Drin dhe Buna, Liqenin e Shkodrës dhe Lumin Vjosa. Në pjesët e sipërme të këtyre baseneve lumorë, mund të ketë vërshime të shpejta të lumenjve më të vegjël. Në Liqenin e Shkodrës dhe pjesët e poshtme të lumenjve Buna dhe Vjosa mund të shfaqen përmbytje lumore të lokalizuara. Lumenjtë e tjerë në gjithë territorin pritet të kenë prurje të larta. Reshjet intensive do të shoqërohen edhe me rrëshqitje të dherave në disa pjesë të territorit. Ky informacion do të përditësohet nga IGJEUM sipas llogaritjeve më të fundit hidrologjike si dhe do të njoftoheni për çdo ndryshim në parashikimin e rrezikut të përmbytjeve”, thuhet në njoftimin e IGJEUM.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Investimet në nivel të ulët, nuk ka strukturë teknologjie"

“IGJEUM ka regjistruar 15 sekonda të tërmetit të 26 nëntorit”, KLSH publikon raportin

Reshjet intensive në fundjavë

IGJEUM paralajmëron vërshime të lumenjve