MENU
klinika

"Këto dy ditë do të jenë të rrezikshme"

IGJEUM paralajmëron: Qarqet që do kenë përmbytje

07.01.2021 - 12:08

Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit ka paralajmëruar në lidhje me zonat që rrezikojnë përmbytje si pasojë e reshjeve të shiut përgjatë ditës së sotme dhe të nesërme. Në njoftim thuhet se në këto dy ditë do të kete reshje intensive në Shkodër, Kukës, Dibër, Lezhë, Vlorë dhe Gjirokastër.

“Sipas llogaritjeve të IGJEUM, përgjatë datave (7 -11 Janar 2021) priten reshje shumë intensive, pothuajse në të gjithë territorin. Nga llogaritjet hidrologjike të IGJEUM, këto reshje do të sjellin rritje të rrezikshme të prurjeve në lumenjtë e mëdhenj dhe të mesëm Drin-Buna, Mat, Ishëm, Erzen, Shkumbin, Seman dhe Vjosë. Përmbytje mund të shkaktohen nga lumi Drin-Buna dhe Liqeni i Shkodrës me prurjet maksimale të cilat parashikohen të arrijnë zonat e rrezikuara në datën 12 Janar 2021. Lumenjtë Mat, Ishëm, Erzen dhe Shkumbin do i arrijnë prurjet maksimale në fundin e datës 8 dhe 9 Janar 2021. Lumenjtë Seman dhe Vjosa parashikohen të rrezikshëm por me probleme më të vogla lokale të përmbytjeve. Shkalla e rrezikut nga përmbytjet lumore do varet edhe nga sasia e shkrirjes së dëborës si pasojë e rritjes së temperaturave. Përmbytje urbane dhe rrëshqitje të dherave mund të ndodhin gjithashtu në pothuajse të gjitha qarqet. Ky informacion do të përditësohet nga IGJEUM sipas llogaritjeve më të fundit hidrologjike dhe do të njoftoheni për çdo ndryshim në parashikimin e përmbytjeve.

RESHJET

Sot pasdite ( e enjte, dt. 07) dhe nesër (e premte, dt. 08) priten reshje shumë intensive në qarqet Shkodër, Kukës, Dibër, Lezhë, Vlorë dhe Gjirokastër. Në qarqet Durrës, Tiranë dhe Elbasan priten reshje intensive deri lokalisht shumë intensive, ndërsa në qarqet Fier, Berat dhe Korçë mesatare deri lokalisht intensive. Reshjet do të shoqërohen me shtrëngata (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark). Në veri dhe lindje në lartësitë mbi 600m reshjet do të jenë në formë bore.

TEMPERATURAT

Nesër ( e premte, dt. 08) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 13 / 18 °C, në vendet e ulëta: 8 / 12 °C, në vendet malore:0 / 11 °C

ERA

Sot pasdite ( e enjte, dt. 07) dhe nesër ( e premte, dt. 08) era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare, ndërsa në bregdet deri e fortë“, thuhet në njoftimin e IGJEUM.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Lejuan personin e tretë misterioz në makinën e viktimave të largohej

Masakra në Dobraç/ Gjykata jep vendimin për 4 efektivët e “Shqiponjave”

“E gjithë Shqipëria në Tiranë!”

Berisha njofton protestën e radhës

Ministrja Manastirliu: Më shumë se një thesar fjalësh!

Prezantohet “Fjalori i Madh i Gjuhës Shqipe”