MENU
klinika

Serie A, Java 18

Inter fiton derbin e Italisë dhe arrin kreun

17.01.2021 - 22:42

Inter ka mposhtur për herë të dytë këtë sezon kampionët e Italisë dhe tashmë arrin kreun e renditjes me pikë të barabarta me Milan. Zikaltrit mposhtën 2-0 Juventusin në derbin e Italisë.

Mjaftojnë 12 minuta që Arthuro Vidal t’i shënojë ish-ekipit të tij me kokë ish-ekipit të tij. Ironike se si pasi i puthi stemën, kileni i goditi. Ligji i pashkruar i ish-it godet sërish. Një minutë më parë u anulua goli i Cristiano Ronaldo (pozicion jashtë loje Chiesa te pasimi). Interi e nis fort dhe në avantazh, por çfarë asisti Barella për Vidal.

Inter dyfishoi shifrat ndaj Juventusit me një aksion spektakolar ku asisti prej 60 metra i Bastonit ka gjetur Barella të lirë në krah të djathtë teksa i pambuluar, mesfushori ka avancuar dhe mposhtur Szceszni.

Më pas ishte një rast i artë i Lautaro Martinez, që gabon në gjuajtje. Miqtë patën vetëm një rast në fund, por Handanovic bëri pritjen e bukur. Inter mbron fort 2 golat dhe triumfon në derbin e Italisë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN