MENU
klinika

Ish-zv.trajneri i Kombëtares

Ish-ndihmësi i De Biasit merr drejtimin e Hajduk

18.01.2021 - 14:16

Paolo Tramezzani është emëruar trajner i ri i Hajduk Split, skuadrës së njohur ballkanase të futbollit. Eksperti 50-vjeçar italian nënshkroi një kontratë deri në verën e vitit 2022 dhe do të marrë menjëherë drejtimin e ekipit të parë.

Trajneri i ri i bardhezinjve ka qenë krahu i djathtë i De Biasi në kombëtaren shqiptare, i konsideruar si truri i suksesit kuqezi, që kulmoi me kualifikimin historik në nalet e “Euro 2016”. Ai ka lindur më 30 korrik 1970 në qytetin Castelnovo dhe e filloi karrierën si futbollist tek Inter.

Përveç zikaltërve ka luajtur për Prato, Cosezna, Lucchese, Venecia, Cesena, Piacenza, Tottenham, Pistoiese, Atalanta, Empoli dhe Pro Patria. Pas eksperiencës së parë në trajning si ndihmës i Gianni de Biasi në kombëtaren e Shqipërisë, vazhdoi vetë më pas, në vitin 2016, si trajner i Lugano në Zvicër.

Ky klub, nën udhëheqjen e tij, u kualikua për herë të parë në histori në fazën e grupeve të Europa League. Në vitin 2017 mori drejtimin e Sion, po në Zvicër, të cilin e la për arsye personale. Më tej, më 2018 mori përsipër drejtimin e APOEL, me të cilin u bë kampion. Në Qipro u emërua trajneri më i mirë i ligës së parë, me një mesatare prej 2.16 pikësh për ndeshje.

Pas APOEL, në vitin 2019 pati një eksperiencë në Serie B, te Livorno. Puna e tij e fundit si trajner ishte në vitin 2020 te Sion. Stafi trajnues i Tramezzani te Hajduk Split do të përfshijë gjithashtu ndihmësin e tij të parë, Attila Malfatti dhe Valerio Zudda.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN