MENU
klinika

Kupa e Italisë

Ismajli mposht Kumbullën, eliminohet Roma

20.01.2021 - 00:12

Ndodh edhe kështu, Roma eliminohet në shtëpi nga Kupa e Italisë nga një skuadër modeste, duke u mundur 4-2 për kohës shtesë. Skuadra e Fonsecas, që duhet të reagonte sot pas humbjes poshtëruese 3-0 ndaj Lazios në derbi, jo vetëm që nuk ka ngritur kokë, por është zhytur edhe më shumë.

Pjesa e parë nisi me surprizën e miqve, që në “Olimpico” realizuan dy herë me Galabinov dhe Saponara. Penalltia e Pellegrinit hapi disi rezultatin dhe Mkhitaryan bëri barazimin 2-2 në pjesën e dytë.

Por, në shtesën e parë ndodhi edhe çudia: Mancini dhe portieri Lopez brenda 1 minute morën të kuq dhe lanë ekipin me 9 lojtarë. Spezia shënoi dy gola të tjerë me Verde dhe Saponara (spektakolar) duke eliminuar Kumbullën me shokë. Hidhërohet shqiptari, gëzon shqiptari te Spezia, Ismajli.