MENU
klinika

"E treta e vërteta..."

J.Lo nuk ka martesën prioritet, por Alex nuk mendon njësoj

20.01.2021 - 13:35

Në një intervistë pak javë më parë, Jennifer Lopez tregoi se për shkak të pandemisë dasma e saj dhe Alex Rodriguez-it ishte anuluar, por ajo nuk e ka aspak me nxitim. “Nuk është prioritet dasma tani. Më mirë të presim, nuk e kam me nxitim, le të bëhet kur të jetë koha e duhur”-tha artistja.

Mirëpo Alex nga ana tjetër duket se nuk ndan të njëjtin mendim. Biznesmeni mezi po pret të organizojë një dasmë dhe shpreson që të ndodhë këtë vit.

“Dy herë na është anuluar nga Covidi. Thonë që e treta e vërteta kështu që le të shpresojmë se këtë herë do ndodhë”-tha Alex.

Alex i propozoi Jenniferit në mars të vitit 2019. Ata kishin planifikuar që të martoheshin në Itali vitin e kaluar, por nuk ndodhi kështu.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN