MENU
klinika

NBA

Jazz marr kreun, hapet votimi për “All Star Game”

28.01.2021 - 12:24

NBA këtë sezon nuk ka lider të padiskutueshëm në të dy konferencat. Në krye të renditjes në Perëndim ndodhet tashmë ekipi i Utah Jazz, që mori fitoren e 10-të radhazi, duke mposhtur 116-104 Dallas Mavericks. Doncic realizoi 30 pikë për Dallas, për që mbetën për statistikë, ndërsa për Jazz u dalluan Clarkson me 31 pikë dhe Gobert me 29 pikë e 20 rebound.

Një kosh i Harris 2 sekonda nga fundi i dha fitoren ekipit të Philadelphia, që mundi 107-106 rivalët e Los Angeles Lakers. Embiid me 28 pikë e Harris me 24 ishin lider në fushë për Philadelphia, që kryeson renditjen në Lindje. Për Lakers, LeBron e Davis realizuan 57 pikë së bashku, por që s’mjaftuan për të evituar humbjen.

Fiton edhe skuadra e Milwaukee Bucks, që mundi 115-108 Toronto Raptors, takim ku Giannis e Middleton realizuan nga 24 pikë secili. Ekipi i Golden State mundi 123-111 Minnesota, sfidë ku diferencën e bëri Wiseman me 25 pikë. Pas kohës shtesë triumfon Brooklyn Nets, që mposhti 132-128 Atlantan, me dyshen Durant-Harden që realizuan 63 pikë së bashku.

Ndërkohë, NBA hapi zyrtarisht votimin e publikut për “All Star Game” për vitin 2021. Ende nuk ka asnjë siguri që ndeshja e famshme do të zhvillohet, megjithatë organizatorët po vijojnë skenarin e përvitshëm. All Star Game zakonisht mbahej në mes të shkurtit, ndërsa këtë vit gjasat janë për në mesin e muajit mars.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN