MENU
klinika

"Tani jam rritur dhe kam kuptuar që..."

Jo më në “E diell”, Fjoralba Ponari tregon arsyen e largimit!

27.01.2021 - 10:26

Me përfundimin e rubrikës “Beauty” në “E diell”, Fjoralba Ponari vendosi të shkëputej edhe nga programi që transmetohet çdo të diel në “Top Channel”. Gjatë një bisede me ndjekësit e saj në Instagram, Fjoralba tregoi se kishte vendosur të bënte një pauzë nga emisioni pa dhënë shumë shpjegime.

Me përfundimin e “Beauty” të dielën e ardhshme, kam vendosur një marrë një pauzë. Si, pse, qysh, tek, e zbulojmë në Q&A e ardhshme”, tregoi Fjori.

Ndërkohë sot moderatorja simpatike ishte e ftuar në “Shqipëria Live”, ku foli për eksperiencën e saj në “Beauty” dhe pse vendosi të shkëputej në këto  momente nga “E diell”. Ajo tregoi se në “Beauty” kishte rola asnjëanës, por shpesh i është dashur të ngrejë zërin, sepse i duhej të ndërhynte në situata delikate.

Ka pasur momente që kam ngritur edhe tonin që nuk do doja ta kisha bërë kurrë, por gjithmonë jam përpjekur që të qëndroj brenda kornizave. Roli im është asnjëanëse, duhet thjesht të kaloj fjalën, por është dhe rol i fuqishëm sepse edhe duhet të ndërhysh në disa raste. Më e nevrikosur me veten do isha po të mos reagoja”, tha Fjoralba.

Ndërsa për sa i përket pauzës nga programi, ajo u shpreh se ka nevojë të rigjenerojë idetë, që të rikthehet fuqishëm dhe se Edi Manushi ja ka bërë të qartë se mund të bëhet pjesë e “E diell” kur të dëshirojë ajo.

Me çfarë kemi biseduar me Manushin më ka thënë do kesh gjithmonë një derë të hapur në ‘E diell’ dhe sigurisht me një projekt që unë do ndihem komde. Në këtë moment që po flasim kam nevojë për një pauzë të rigjeneroj energjitë e mia dhe pse jo të mos kthehem më fuqishëm se sa gjatë këtyre 2 viteve. Këtë sezon nuk e mendoj një rikthim.

Rrugëtimi im nuk mund të krahasohet në këtë moment që ne flasim me atë që kam qenë para 2 vitesh, sepse kam qenë totalisht pa eksperiencë. Tani jam rritur dhe kam kuptuar çfarë më qëndron më mirë në lëkurë si moderatore”, u shpreh Fjoralba.

Kujtojmë se prej pak javësh, ajo ka nisur një projekt të ri televiziv në “Top Channel”, “Më thuaj një dëhsirë”, që shumë shpejt është kthyer në një nga programet më të preferuar për fëmijë e të rritur.