MENU
klinika

"Jetoj shumë thjesht"

Jon Bon Jovi: Kurrë, Trump me muzikën time!!!

25.01.2021 - 16:41

       Po bën kohë që flokët e gjatë e bombastikë nuk janë më, po këngëtari dhe kantautori i mirënjohur vazhdon të jetë i njëjti. Ai flet për politikën, dhimbjen dhe takimin me të shoqen para 40-vjetësh, në orën e historisë./Konica.al

Xhon Bon Xhovi po këndon “Livin’on a prayer to me”. Jo, kjo nuk është një tjetër fantazi e çmendur izolimi, po ndodh vërtet. “Tommy used to work on the docks…” –  fillon, duke luajtur me kitarë, me ata flokët ende karakteristikë (“I’m the only man in my field brave enough to let it go grey” (Jam i vetmi person në fushën time mjaftueshëm i guximshëm, sa t’i lë të përhiren!) duke kaluar ndërkohë te muzika. E pyes edhe se sa do më kushtonte po ta punësoja Bon Xhovin për një festë private. “Më shumë se 1 milion $” çmimi më i mirë. E pyeta nëse ishte lodhur së pyeturi për megahitin e vitit 1986 dhe, natyrisht, përgjigja ishte jo. “Union’s been on strike, he’s down on his luck” – vazhdoi […]

Kjo këngë, Zoti e bekoftë. O Zot, e kishit menduar?

– Mund t’ju siguroj që ne, jo. Kënga u krijua një ditë, kur asnjëri nga ne nuk kishte ndonjë ide, thjesht po bisedonim dhe ja, doli pikërisht prej asaj bisede. Sigurisht, jam i lumtur që emri im është në të! – thotë Bon Xhovi, duke buzëqeshur.

Pra, nuk e dinit se ishte një hit kur u shkrua?

– Aspak. Mbaj mend që po dilnim nga dhoma me Richie [Sambora, anëtari i dytë më i famshëm i bandës, tani ish-anëtar] dhe thashë: “Ej, është OK. Mbase do ta vendosim në ndonjë kolonë zanore filmi. Richie më shikoi dhe më tha: “Ti je idiot”. –  Është vërtet mirë, – i thashë. – Thjesht nuk e di se deri ku do shkojë. Nuk e kishte ende atë bum-bum-bumin e linjës së basit, ndaj dukej më shumë si kërcitje.

Arriti t’u blejë një shtëpi? (Bon Jovi më shikoi i habitur)

– Bleu shtëpi, për shumë njerëz, – tha.

58-vjeçari, në një bashkëbisedim me zoom nga shtëpia në Nju Xhersi thotë: “Unë jam princi i kurorës së Nju Xhersit”, – mbase është e vërtetë. Ai e quajti një nga albumet më të shitura, duke i qëndruar besnik shtetit amë. (Që të dy e dinim se nëse Bon Xhovi është princi i Nju Xhersit, mbreti është Brus Springstin). Nga hapësira e kufizuar që pashë, shtëpia dukej e këndshme: mure veshur me dru dhe pa shumë shkëlqim. “Jeta ime është shumë më normale, sesa do të imagjinohej”, – thotë ylli i gjashtë i pasur i rrokut në botë, mes Stingut dhe Elton Xhonit “Në shtëpinë time nuk ka asnjë disk platini varur në mure. Nuk ka askund ndonjë zbukurim prej ylli rroku”. Ai dhe bashkëshortja, Dorothea, kanë katër fëmijë: Stephanie, 27, Jesse, 25, Jacob, 18 dhe Romeo, 16 dhe për një kohë të gjatë, “fëmijët e vegjël, nuk ishin shumë të sigurt se çfarë bëja”, – thotë./Konica.al

Kënga e fundit “Story of Love”, nga albumi i 2020-s, do dalë së shpejti në Mbretërinë e Bashkuar. Kushdo, që imazhin e Bon Xhovit e përmbyll në “Livin’on a Prayer era” – kitarat e mëdha, flokët e gjatë, do të befasohet disi në vitin 2020. Një vështrim i mendueshëm për vitin e kaluar, me kontrollin e armëve (“Lower the Flag”), kriza e koronavirusit (“Do What you Can”) dhe lëvizja Black Lives Matter. Ndoshta mendoni se nuk ju duhen mendimet e Xhon Bon Xhovit, mirëpo siç ka bërë përgjatë karrierës gati 40-vjeçare, ai ofron muzikë të plotë dhe lirika të bukura, veçanërisht i heqim kapelën njeriut aktualisht të angazhuar, sepse Zoti e di se ai nuk ka nevojë të bëjë asgjë më shumë. Gjatë izolimit, në vend që të rehatohej në një shtëpi buzëdeti, Bon Xhovi lante enët çdo ditë në “JBJ Soul Kitchen”, një nga dy kuzhinat e komunitetit ngitur pranë shtëpisë së tij, ku ushqimet sigurohen përmes dhurimeve ose vullnetarizmit.

Të këndosh për koston njerëzore të ligjit të armëve të SHBA-së, do të konsiderohej për shumë admirues, si qëndrim. A ju shqetëson armiqësimi i ndonjë fansi?

– Në skenën time, janë disa që i shohin gjërat ndryshe, por nuk lejoj që këto ndryshime të hyjnë mes nesh. Asnjëherë nuk kam dashur të bëhem rob i skenës. Varet nga unë sesi e jetoj jetën time, – thotë kantautori.

Herën e parë folëm 48 orë pas interpretimit të Xhon Bon Xhovit në ceremoninë televizive të betimit të Presidentit Joe Biden. Ky është eventi i dytë, pas atij të Obamës, në 2009-ën. Bon Xhovi u përfshi me politikë, kur u kontaktua nga një guvernator në emrin e Bill Klintonit, në fillim të viteve ’90-të dhe prej asaj kohe është aktiv. “Nëse Al [Gore] do të kishte fituar, unë do të kisha qenë sekretari për argëtim”, – tha me shaka. Në 2015, ai lejoi guvernatorin republikan, më pas të Nju Xhersit, Chris Christie të përdorte muzikën e tij në fushatë. Springstin vazhdimisht i refuzoi kërkesat e Christie, një superadhurues, për të luajtur në eventet e tij.

A e miratoni refuzimin e Springstin, për të arritur përtej linjës?

– Nuk e di se e ka trajtuar Brusi Christin, ndaj nuk mund të komentoj për këtë. Mirëpo, do të isha hipokrit, nëse do të të thosha se,shkruaj këngë që pretendojnë të jenë dëshmitare të historisë dhe mos i dëgjoni [në anën tjetër] – thotë.

A do ta linit Donald Trumpin, të përdorte muzikën tuaj?

– Jo! Jo, jo, jo! Ne nuk pajtohemi në asnjë çështje kryesore, nga mënyra sesi e trajtoi krizën-kovid tek imigracioni në marrëveshjen e Parisit – gjithçka! Jo! Jo!

Bon Xhovi dhe Tramp, kanë një histori jashtëzakonisht të çuditshme. Pas në kohë, në 2014, këngëtari, së bashku me disa investues kanadezë, u përpoqën të blinin ekipin e NFL Buffalo Bills, duke ofertuar më shumë se Tramp. Papritmas, u ndje një frymë e fortë kundër Bon Xhovit në Bufalo, NJ, me zona “pa Bon Xhovi” dhe mbishkrime negative, që buronin nga thashethemet se ai dhe partnerët do ta zhvendosnin ekipin jashtë qytetit. Edhe pse Bon Xhovi e mohoi kategorikisht, përfundimisht faturat shkuan tek ofertuesi i tretë dhe ky ishte fundi i kësaj – deri tre vjet më parë, kur doli, në mënyrë të pashmangshme, se fushata kundër Bon Xhovit ishte nxitur nga Michael Caputo, një politikan strateg, i punësuar nga Trampi.

– Ç’është e vërteta, më tronditi shumë mënyra e sjelljes nga ai [Tramp]. Madje, nuk ishte i kualifikuar për të blerë ekipin, sepse duhet të paraqiteshin deklaratat e taksave, ndërsa ai nuk paraqiti dokumente asnjëherë. Në vend të kësaj, ai bëri këtë vrasje në hije, duke shpresuar ta blinte ekipin me një ujdi të volitshme bodrumesh. Thjesht, nuk po e kuptoja sesi po shpalosej ky dezinformim. Ishte vërtet e tmerrshme, –  shprehet Bon Xhovi.

Pasi nuk arriti të merrte ekipin, Tramp kandidoi për president. Ndoshta duhet t’ia kishit dhënë atij ekipin?

Po, për hir të botës, ai duhet ta kishte marrë medoemos ekipin. Sa mirë do ishte, – nënqeshi.

Më vonë, Caputo punoi për Trampin dhe u mor në pyetje si pjesë e hetimit për ndërhyrjen ruse në zgjedhjet e vitit 2016. […]

Si u ndjetë kur patë armikun të bëhej president, vetëm dy vjet pas betejës në Bufalo?

Epo, si të gjithë amerikanët, duhet të mbështesja zyrën e presidentit – shikoni sa politikan po tingëlloj! Po përpiqem të mos them ndonjë budallallëk. Në të vërtetë, u zhgënjeva shumë […]

Pra, nuk po mendon të futesh në politikë, duke i kaluar ditët duke argumentuar me republikanët si udhëheqësi i pakicës së Senatit Mitch McConnell?

Ose Chuck Schumer, – shton, duke përmendur udhëheqësin demokrat në Senat. – Ajo është jetë dreqi – të shesës veten dhe shpirtin. Djallopunë, jo!

Xhon Bonxhovi Jr. lindi dhe u rrit në Nju Xhersi, djali i dy ish-marinsave. Filloi të kompozonte që fëmijë dhe shkroi “Runaway”, hiti i parë, kur ishte 19-vjeç. Në moshën 21-vjeç, kishte një kontratë regjistrimi dhe një grup, ku ai ishte emri, fytyra dhe shefi (“Më shumë si një diktator dashamirës”, – shprehet). Fillimisht, dolën në treg si grup hard rock – flokë të gjatë, pantallona të ngushta, por Bon Xhovi kishte tjetër plan.

– Unë thashë: “Unë dua një tur me “Cars” dhe Brajan Adams dhe gjithë këto grupe pop”, mirëpo menaxheri kundërshtoi: “Jo. Ju do të mësoni të luani me “Judas Priest”, “Kiss” dhe “The Scorpions”, pasi audienca e tyre është besnike, publiku i pop-it është i paqëndrueshëm”. Kështu, u larguan për t’u afruar me “Judas Priest”, një bandë e heavy metal, që nuk do të kisha dëgjuar kurrë, – thotë Bon Xhovi.

Ndryshe nga thuajse gjithë të tjerët në skenën e hard rock të viteve 1980, Bon Xhovi nuk qe pre e abuzimit të substancave. Padyshim që kjo ka ndikuar në favor të tij, përveç karrierës së pazakontë, mbase edhe unike, apo stabilitetit martesor, Bon Xhovi në moshën 58-vjeç duket si një burrë që e kaloi rininë në seanca joge krahasuar me të tjerët, Aerosmith etj.

Si rezistoi në një moshë aq të re?

– Të jem i sinqertë, nuk më ka tërhequr asnjëherë droga. Nuk gjeta gëzim në të dhe nuk kisha nevojë ta varrosja veten emocionalisht, atëherë për ç’qëllim?

Mos vallë ngaqë patë një fëmijëri të qëndrueshme?

Fëmijëria ime ka qenë më e djallosur se e gjithkujt, por jo aq sa të filloja të përdorja drogë. Pashë miq të shumtë që vdisnin ose shkatërronin jetën, unë thjesht nuk kisha nevojë ose dëshirë, – shton.

Me albumin e tretë “Slippery When Wet”, Bon Xhovi ishte “kaq i mbingarkuar”, duke u tregtuar si diçka që nuk ishte, mori përsëri kontrollin dhe punoi për të treguar histori. Muzika ishte akoma rock, por lirika kishte të bënte me Tomin dhe doket. Publiku e mirëpriti dhe “Slippery When Wet” shiti miliona, këngët single “You Give Love a Bad Name”, “Wanted Dead or Alive”, “Never Say Goodbye” dhe, natyrisht, “Livin’on a Prayer”, u bënë kolona zanore të pashmangshme në mesvitet ’80, pasuar nga Nju Xhersi (“Bad Medicine”, “I’ll be there for you”, “Lay your hands on me”), mandej zhvendosja në vitet ’90-të, kur Bon Xhovi preu flokët dhe e zbuti paksa rokun: “Keep the Faith”, “These Days”, duke u bërë gjithnjë e më i njohur me baladat: “In this arms”, “Always”. Shiti më shumë se 100 milionë albume, kohë kur u fut në aktrim dhe çuditërisht u mirëprit, si “Moonlight”, “Sex and the City” etj.[…]

Kritikët thumbojnë, se Bon Xhovi, grupi dhe njeriu, janë bërë shumë të përbashkët, shumë të dobët. Jo se gabojnë, por u shpëton çështja se pse Bon Xhovi – njeriu – është një fenomen kaq i qëndrueshëm. Ai ka qenë gjithmonë një kontrollues fanatik, mbi veten dhe grupin, siç e pranoi në hitin e vitit 2000: “It’s my life” dhe e di se çfarë duhet që banda të mbijetojë. U martua me të dashurën e shkollës së mesme, duke bashkëjetuar për më shumë se 40 vjet. “Ajo ulej pranë meje në orën e historisë dhe kjo ishte e gjitha”, – thotë. Shokët e bandës Tico Torres dhe David Bryan po ashtu kanë qenë me të qysh në fillim. Ndërprerjet e planeve e mërzitën shumë. Prishja e Bufalos deshi pesë vjet të kalonte. Largimi i Samboras në 2013 e shqetësoi tejet, saqë u shpreh se ishte zhytur në “një vend të errët” për tre vjet.

A keni kontakte me Samboran tani?

Jo. Ai zgjodhi të bënte atë që bëri, por mbeta zemërthyer sepse personalisht, më pëlqente ta kisha në grup – e doja grupin tim. Veçse, nuk kishte mundësi në botë që ta ndalonim, për shkak të pamundësisë që ai kishte për të vazhduar më tej, – shpjegon.

Me Bon Xhovin folëm përsëri, dy ditë pas përurimit. Për habinë e shumë njerëzve, në vend që të mbështetej në katalogun e grupit, ai interpretoi Beatles “Here comes the sun”. “Nuk besoj, se kisha nevojë të këndoja një këngë tjetër. Ishte lehtësuese, – shprehet. – Fillimisht, më mungoi bomba e zakonshme Bon Xhovi, por ndërsa dielli i lartësohej nga pas teksa këndonte, nuk mund ta mohonte se gjithçka po funskiononte. Regjistrimi i “Livin’on a prayer” do të zgjasë përgjithmonë./Konica.al