MENU
klinika

Aspak krenar!

Justin Bieber tregon periudhën më të errët të jetës së tij

24.01.2021 - 14:25

Këngëtari Justin Bieber duket sikur më në fund e ka vënë në vijë jetën e tij dhe është tepër i lumtur momentalisht me gjithçka që e rrethon.

Ai është martuar me Hailey Baldwin dhe ka gjetur paqen shpirtërore me besimin në Zot, teksa vazhdon të bëjë muzikë dhe shijon suksesin e karrierën e tij.

Mirëpo, për Justin nuk ka qenë gjithmonë kështu. Dikur, ai kishte probleme me veten dhe me ligjin gjithashtu.

Së fundmi, këngëtari ka ndarë në llogarinë e tij në Instagram një foto të shtatë viteve më parë, ku shfaqet teksa është arrestuar nga policia dhe tregon se nuk është aspak krenar për veten në atë periudhë.

“Sot 7 vite më parë u arrestova, nuk ishte momenti im më i mirë. Aspak krenar për atë çfarë po kaloja. Isha i lënduar, aspak i lumur, konfuz, i zemëruar, i paudhëzuar, i pakuptuar dhe i zemëruar me Zotin. Gjithashtu vishja shumë lëkurë për dikë që jeton në Miami. E gjitha kjo për të treguar se Zoti kishte rezervuar një rrugë të gjatë për mua. Nga atëherë deri tani, kam kuptuar diçka. Zoti ishte i afërt me mua po aq sa është tani. Shtysa ime për ju është të lejoni të shkuarën t’ju rikujtojë sa larg ju ka dërguar Zoti në jetë. Mos lejo “turpin” të të shkatërrojë të sotmen dhe lejo Zotin të kujdeset për jetën tënde. Ju dua me gjithë zemër.”- shkruan ai.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN