MENU
klinika

Serie A, Java 19

Juve nuk gabon dy herë, ngjitet në renditje

24.01.2021 - 14:27

Juventus rikthehet me fitore edhe në kampionat pas humbjes me Inter. Bardhezinjtë fituan 2-0 në shtëpi me Bologna-n dhe tashmë e shohin veten në vendin e katërt dhe me një ndeshje më pak.

Juventus ka kaluar në avantazh ndaj Bologna-s në minutën e 15-të falë Arthur. Mesfushori bardhezi ka konkretizuar presionin e Juventus-it, duke gjetur golin me një gjuajtje nga jashtë zone. Një gjuajtje që është devijuar nga Schouten, i cili ka nxjerrë jashtë loje portierin Skorupski.

Golin e sigurisë do ta shënonte McKennie në minutën e 71’ pas pasimit të Cuadrados. Juventus pati edhe raste të tjera, por megjithatë, arrin të mbajë të paprekur portën dhe të fitojë pastër.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN