MENU
klinika

Aksident tragjik në Fier

Kamioni përplaset me Benzin, ndërron jetë një prej shoferëve

27.01.2021 - 09:52

Një 30 vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në Fier, si pasojë e një aksidenti të rëndë rrugor.

Mësohet se viktima është shtetasi Klement Basha. Si pasojë e përplasjes së fortë e mjetit tip Mercedes Benz me të cilin ai udhëtonte me një kamion të tonazhit të rëndë, 30 vjçari ka humbur jetën.

Aksidenti i rëndë me një viktimë ka ndodhur rreth orës 06:20, në aksin rrugor Fier-Patos, në vendin e quajtur “Portëz”. Ndërkohë, drejtuesi i kamionit, shtetasi me inicialet B.S, është shoqëruar në Komisariatin e Policisë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Sot rreth orës 06:20, në aksin rrugor Fier-Patos, në vendin e quajtur “Portëz”, shetasi K. B., 30 vjeç, banues në Fier, duke drejtuar automjetin tip “Benz” është përplasur me kamionin me drejtues shtetasin B. S., 52 vjeç, banues në Fier.

Si pasojë e përplasjes ka gjetur vdekjen drejtuesi i automjetit tip “Benz” shtetasi K. B. Eshtë shoqëruar në Komisariat drejtuesi i kamionit, shtetasi B. S dhe po kryhen veprimet procedurale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.