MENU
klinika

Pasuesi i Lampard

Chelsea nuk vonon, prezanton trajnerin e ri

26.01.2021 - 17:47

Chelsea nuk ka vonuar më shumë se një ditë për trajnerin e ri dhe ai është Thomas Tuchel. Gjermani ka nënshkruan kontratën e re (18-mujore plus opsionin për 12 muaj të tjerë) dhe ka gjetur menjëherë skuadër pas largimit nga PSG. Blutë pushuan trajnerin Lampard pas problemeve që kishin më këtë të fundit.

Tuchel u mor dhe për lirshmërinë e tij për të komunikuar me Timo Werner dhe Havertz që u morën me bujë, por Lampard nuk i përshtati dot. Karriera e trajnerit të Thomas Tuchel filloi në vitin 2000, në sektorin e të rinjve në Stuttgart.

Pas gjashtë sezonesh, e fundit e të cilave kaloi duke trajnuar përzgjedhjen U-19, gjermani kthehet në Augsburg, ku drejton ekipin e dytë për dy vjet. Më pas ai bëhet menaxher teknik i sektorit të të rinjve te Mainz.

Në gusht 2009 Thomas Tuchel u emërua trajner i ekipit të parë të Mainz, një ekip i promovuar rishtaz në Bundesliga. Në sezonin e tij të parë në Rhineland ai e mbylli kampionatin në vendin e 9-të, duke arritur kështu momentin më të mirë në historinë e klubit. Pastaj historia dihet, me Dortmund dhe PSG.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN