MENU
klinika

Në Tokyo shprehin siguri

Kaosi në Australian Open vë në dyshim Olimpiadën

19.01.2021 - 13:40

Polemikat e karantinës së Australian Open ngrejnë pikëpyetje nëse ngjarjet sportive ndërkombëtare në shkallë të gjerë mund të zhvillohen në mes të një pandemie. Dhe e gjithë vëmendja është te Lojërat Olimpike të këtij viti në Tokyo.

Tenistët që mbërritën në shtetin Australian janë vendosur në një karantinë 14-ditore përpara ndeshjeve. 72 tenistë nuk mund të largohen nga dhomat e tyre të hotelit dhe nuk mund të praktikojnë stërvitje jashtë.

Disa yje të tenisit shprehën zemërimin dhe zhgënjimin për t’u mbajtur mbyllur, për më tepër që janë të pakënaqur edhe nga ushqimi, duke prishur dietat e tyre. Po pavarësisht këtij kaosi që ka përfshirë grand slamin e parë të madh të tenisit të vitit 2021, në Tokyo shpresin siguri për Olimpiadën.

“Lojërat Olimpike do të jenë prova që njerëzimi mposhti koronavirusin”. Ishte kjo deklarata e dhënë nga kryeministri japonez Yoshihide Suga, i cili hedh poshtë çdo dyshim në lidhje me organizimin e Olimpiadës. Shtimi i rasteve me Covid-19 në Japoni kishte vënë sërish në dyshim zhvillimin normal të këtij eventi, i cili duhej të ishte zhvilluar verën e kaluar.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN