MENU
klinika

Bundesliga, java 16

Katër ndeshje pa fitore, Leverkusen “përjashtohet” nga titulli

15.01.2021 - 22:32

Bayer Leverkusen nuk fiton prej katër ndeshjeve, me një barazim dhe një humbje, e fundit 1-0 ndaj Union Berlin në fushën e këtij të fundit. Një nisje shumë e keqe e vitit për “Aspirinat” që deri në Krishtlindje ishin të parët në Bundesligë.

Goli vendimtar i vendasve u shënua në minutën e 88-të nga Teuchert. Leverkusen nuk pati as kohën e mjaftueshme të reagonte, për të paktën një barazim.

Me këtë rezultat Leverkusen mbetet në vend të tretë, por dy skuadrat e kreut dhe Dortmund që e ndjek nga pas kanë një ndeshje më pak. Ndërsa Union Berlin ngjitet në vendin e katërt, fantastike!