MENU
klinika

Rregullat për 15 mijë sportistë

Katër skenarët për t’u zhvilluar Lojërat Olimpike

27.01.2021 - 16:30

Komiteti Olimpik Ndërkombëtar do të paraqesë më 4 shkurt në Laussanne zyrtarisht rregullat anti-Covid që do të zbatohen gjatë Lojërave Olimpike “Tokio 2020”.

Rregulla që do të zbatohen nga mbi 15 mijë sportistë (olimpikë dhe paraolimpikë) dhe mijëra trajnerë, mjekë, gazetarë e staf që do t’i shoqërojnë ata. Lojërat olimpike do të nisin më 23 korrik. Lucia Montanarella, një nga zëdhënëset e shtypit të IOC, tha:

“Kemi krijuar 4 skenarë të ndryshëm për këtë Olimpiadë. Një prej tyre është i ngjashëm me atë që po kalojmë sot, me pandeminë që është ende mes nesh dhe me disa shtete që nuk janë në gjendje ta kontrollojnë dot atë.

Të gjithë ata që do të vijnë në Japoni për Olimpiadën, me shumë gjasa, do të kryejnë një periudhë karantine në vendet e tyre para se të nisen për në Japoni. Më pas, do të zhvillojnë testin në aeroportin e vendit të tyre para se të nisen dhe test menjëherë pasi të mbërrijnë Tokyo. Testet të shpeshta do të kryhen edhe në Fshatin Olimpik.

Kjo është një sfidë e madhe, pasi nuk do të krijojmë një vend të sigurt për 200 sportistë, por për mijëra sportistë. Ne si IOC kemi ngritur zërin që sportistët që do të shkojnë në Olimpiadë të vaksinohen edhe pse OBSH nuk e pranon këtë gjë, pasi nuk e konsideron si një grup vulnerabël dhe që rrezikon. Ne shrpesojmë të kemi edhe tifozë, pasi Japonia ka investuar shumë dhe ka nevojë për praninë e tyre.”

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Dekreti i fundit i Kryeministrit

Shpëton Italia, do të jetë në Olimpiadë