MENU
klinika

"Kënga e Erdoganit"

Këngëtari, kritiku më real: Më mirë muzikë sesa telenovela!

24.01.2021 - 16:59

        Menjëherë pasi e publikoi, kënga u bë popullore në rrjet. Këngëtari fierak, autor, Guri Rrokaj, flet pas vargjeve që i thuri Presidentit turk Rexhep Taip Erdogan, që ngjallën reagime të shumta./Konica.al

Ai ka treguar dhe arsyet se pse e bëri këngën, ku në nder të Presidentit Erdogan, jugun e vendit e quajti “vilajet”.

“Si krijues dhe si këngëtar, më shtyu mbështetja e madhe që ai na dha.

Vargjet:

Lajmi bukur mori dhënë, në gjithë botën sot po zjenë

Erdogani tha me gojë, Shqipërinë do ta ndihmoj

Shteti turk dhe Ankaraja tregoi dashurinë e saj

Shqipërisë iu gjend pranë, porsi nëna për evlanë

Në Turqi tek gjysmëhëna, Erdogan nuk bën më nëna

Burri i besës që s’të fal, tha të bëhet një spital

Lacin po nge në themel me gjithë lagje krejt po del

Do bëjë spitalin në Fier për të gjithë vilajetin

Ky Rexhep Taip Erdogan Presidenti turk me famë,

Për Shqipërinë do mbesë ikonë, sa more sa malet të rrojë!

 

      Sa dëgjova lajmin se do të bëhej spitali, e studiova në vetvete disa herë dhe brenda një afati treditor bëra tekstin, melodinë, u konsultova me shokët, e këndova, inçizova dhe më pas, e nxora në televizor. Mesazhin e madh e thotë kënga, te ndihma që Erdogani na ka dhënë, në vazhdimësi”, – shprehet Rrokaj.

Ndërkohë, sa i takon reagimeve që ka pasur për këngët e tij, Rrokaj pati një mesazh dhe për gazetarët e emisionit “Stop”, që u tallën me të.

“Ata gazetarët e Stopit të Klanit, u them që non-stop japin filma turkë e më pas, merren e trajtojnë këtë punë si të duan ata. Guri Rrokaj është këngëtar që u ka kënduar dëshmorëve, më patriotë se mua nuk ka. Nuk e vras mendjen për këta që grijnë sallatë për mua”, – thotë ae, në intervistën për mediet.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Rrënjët e tyre, zënë fill tek pasardhësit e Skënderbeut

“Berishajt” e Buenos Aires, Argjentinë

Vallet e kënduara shkodrane

“Hajde lule moj shebojë”