MENU
klinika

Zhvati miliona lekë nga të afërmit e pacientëve me Covid-19

Kërkoi lirinë, Gjykata e Apelit lë në burg Tire Alldervishin

27.01.2021 - 11:23

Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së shkallës së parë e cila dha masën e sigurisë “Arrest me burg” për Tire Alldervishin, sanitare e spitalit “Shefqet Ndroqi”.

Afro 10 ditë më parë, Tire Alldervishi kërkoi nga Gjykata e Apelit që të lihej e lirë.

Në kërkesë, sanitarja që i mori 8 milion lekë vajzës së një paciente më Covid-19, është shprehur se dhe vetë ka qenë e prekur me Covid. Ajo shprehej se nuk është negativizuar dhe se përbën rrezik për të infektuar edhe të tjerët në burg.

Por kjo kërkesë nuk është marrë parasysh nga Gjyakat e Apelit, e cila ka vendosur të lërë në fuqi masën e sigurisë ndaj saj, “Arrest me burg”.