Ndonëse deri më tani Klea dhe Elgiti nuk kanë publikuar asnjë foto të djalit të tyre, Krid kanë vendosur të ndajnë ca detaje për të teksa ndjekësit kanë pyetur për çdo gjë që janë kuriozë në llogarinë e moderatores.
E pyetur se cilit i ngjan më shumë Huta tregoi se Krid është një mix i të dyve dhe se në të ardhmen do të ndajë foto të plota të vogëlushit. Përsa i përket kujdesit ndaj tij, Klea ka treguar se kur i duhet të jetë në punë e lë në dorën e gjysheve dhe se nuk ka marrë një dado.
Janari është bërë edhe më i bukur për Elgitin dhe Klean pasi jo më larg se 2 ditë, krid arriti të thoshtë fjalën e parë që ishte ‘baba’, ndërsa dje fjalën ‘mama’.
Momente këto që me siguri i kanë emocionuar shumë dyshen. Klea Huta dhe Elgit Doda u bënë prindër për herë të parë më 4 qershor të viti 2020.