MENU
klinika

Hapet gara për Portin e Vlorës

Kompania fituese do duhet të investojë 23 mln euro

08.01.2021 - 12:35

Qeveria ka vendosur të japë me koncesion edhe Portin e Vlorës. Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë në 6 janar ka shpallur procedurën e tenderimit dhe pret ofertën për dhënien me koncesion për ndërtimin dhe mirëmbajtjen 35 vjet të këtij porti.

Në faqen zyrtare të “Open Albania” janë publikuar të dhënat zyrtare të pretenduara nga qeveria ku parashikohen kushtet, afatet dhe vlera e këtij investimi me PPP.

Kështu, Ministria ka vendosur për dhënie me Koncesion/PPP për projektimin, ndërtimin, operimin, mirëmbajtjen dhe transferimin e një porti turistik në qytetin e Vlorës, që do të njihet me emrin “Marina Vlorë”.

Në shpalljen e procedurës theksohet fakti që burimi i investimi do të jetë 100% investim privat, ndërsa forma e kontratës me fituesin është parashikuar të jetë “BOT” (ndërtim-operim-transferim). Deri tani nuk ka asnjë studim fizibiliteti mbi këtë projekt, por në procedurën e tenderimit thuhet se paratë për këtë do të paguhen nga ofruesi dhe nuk duhet të kalojnë shifrën e 1% të shumës totale të investimit.

Duke marrë në konsideratë afatin e gjatë operues, 35 vjet, që kompania fituese do të ketë në dispozicion për të kompensuar paratë e investuara në ndërtimin e portit të ri, mungesa e një studimi të tillë pritet të mos ndikojë në paraqitjen e ofertave. Afati i fundit për dorëzimin e dokumenteve nga palët e interesuara është data 26.02.2021, ndërsa fituesi duhet të përgatitet të investojë një vlerë jo më të vogël se 22,725,571 euro pa TVSH.

Të gjitha kompanitë e interesuara kanë në dispozicion 50 ditë për të përgatitur të gjithë dokumentacionin e nevojshëm për të marrë pjesë në tender dhe hapat e mëtejshëm të tij.

Referuar dokumenteve të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, porti i ri “Marina Vlorë” do të ofrojë një port të sigurt dhe funksional gjatë gjithë vitit, pasi ajo do të jetë e aksesueshme në të katër stinët dhe do të akomodojë minimalisht 400 anije. Porti konsiderohet të bëhet pjesë e masterplanit të Lungomares.

Nëpërmjet këtij investimi me PPP, qeveria pret që kapacitetet e Portit të Vlorës, që deri tani kanë pasur përmasa të vogla, të zgjerohen dhe shumëfishohen.

Ministria nuk ka dhënë asnjë shpjegim mbi arsyet e nisjes së këtij projekti të rëndësishëm në këtë periudhë, pikërisht pak ditë pasi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka ndaluar qeverisë dhënien e koncesioneve 4 muaj përpara zgjedhjeve, me qëllim pengimin e investimeve që mund të bëhen për përfitime elektorale.

Porti i Marinës në Vlorë që do të ndërtohet pritet të shtojë linjat e transportit dhe udhëtarëve me tragete drejt porteve të tjera, kryesisht Italisë për shkak të afërsisë me brigjet e fqinjëve, dhe mendohet që do të shfrytëzohet më shumë nga udhëtarët se ai i Durrësit. Nga projekti do të përfitojnë shumë edhe anijet e transportit të mallrave.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Denaj tregon elementet që i vijnë në ndihmë biznesit të vogël

“AKPA po aplikon 3 skema nxitëse për rritjen e punësimit”


Kostot e prodhimit të produkteve po rriten më ngadalë

Si pritet të jenë çmimet për festa?

Lehtësohen lejet e ndërtimit në fshat

Detaje nga projektligji i qeverisë për faljen e gjobave

Balluku zbulon objektivin për 2025-ën

10 milionë pasagjerë brenda vitit në Rinas

Dhjetëra njësi administrative pa fëmijë

Si po shuhet Jugu i vendit! Popullsia, drejt plakjes