MENU
klinika

AKSHI hap tenderin

Kontratat mes kompanive dhe institucioneve do monitorohen online

23.01.2021 - 13:54

Monitorimi i kontratave që lidhen nga institucionet pas zhvillimit të procedurave tenderuese do të monitorohen përmes një sistemi online. Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit ka hapur një tender me vlerë rreth 194 mln lekë,  që synon ngritjen e sistemit të menaxhimit për ndjekjen e kontratave – për Agjencinë e Prokurimit Publik dhe Autoritetet Kontraktore.

Sipas dokumenteve që shoqërojnë tenderin, shpesh herë duke patur parasysh volumin apo mungesën e një plani të detajuar mbi monitorimin e një kontrate, ky proces shoqërohet me përsëritje dhe mbivendosje përpjekjesh nga punonjësit përgjegjës apo ndjekësit, duke sjellë ndikime negative apo vonesa në realizimin e kontratës. Gjithashtu, theksohet se duke patur parasysh ngarkesën dhe kohën që i duhet AK për menaxhimin e kontratave del e nevojshme ngritja e një sistemi, i cili do të bëj të mundur ndjekjen dhe menaxhimin e zbatimit të kontratave gjate gjithë ciklit të tyre te kohëzgjatjes.

Ndërkaq, ngritja e sistemit online  pritet të sjellë një përmirësim të menaxhimit të proceseve të brendshme të punës në menaxhimin e kontratave per Autoritetet Kontraktore, duke siguruar në kohë reale statusin e kontratave nga çdo nivel auditimi dhe menaxhimi; rritje të  transparencës në procesin e menaxhimit dhe monitorimit të kontratave, si dhe ulje e riskut për zgjatje të ciklit të kontratave. Gjithashtu, ngritja e këtij sistemi parashikohet ndër të tjera të unifikojë metodologjinë që ndiqet nga autoritetet kontraktore në drejtim të monitorimit të kontratave publike, që nënshkruhen për kryerjen e punëve, blerjen e mallrave apo shërbimeveScan

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Oferta e paraqitur nuk përputhet me kriteret e përcaktuara

Anulohet tenderi për ndërtimin e autostradës Milot-Fier


Financial Times/ Prodhuesit po u kalojnë klientëve koston në rritje

Fabrikat e Evropës rrisin çmimet e mallrave

Arka e shtetit u mbyll me humbje në 2020

Të dhënat e MF, borxhi publik shënon rekord historik

Nga Financial Times/ Çfarë do të kërkohet nga Mbretëria e Bashkuar?

Kushtet e Japonisë për zgjerimin e CPTPP

Nga Financial Times/ "Nuk do ishte keq nëse stimuli fiskal i SHBA..."

Paketa 1.9 trilion $ e Biden, një eksperiment i rrezikshëm!