MENU
klinika

Në rrugën e Dardhës, rekomandohet…

Korçë/ Trashësia e borës deri në 8 cm

26.01.2021 - 09:50

Në Qarkun Korçë gjatë gjithë natës ka patur reshje shiu dhe dëbore me intensitet mesatar si dhe dëborë në zonat +1250 m, të shoqëruara edhe me erë.

Në rrugën e Dardhës trashësia e dëborës është nga 5 cm – 8 cm.

Po punohet për Mirëmbajtje Dimërore me pastrim dëbore dhe kriposje. Kalimi i mjeteve nga km 7-13 rekomandohet me zinxhirë ose goma dimërore për mjetet e vogla në orët e paradites.

Kalimi i mjeteve në akset e tjera rrugore bëhet pa probleme.