MENU
klinika

Teknologjia në zgjedhjet e 25 prillit

KQZ publikon kompaninë: Ja sa është fondi limit

06.01.2021 - 11:36

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është duke shqyrtuar dokumentacionin e kompanisë ‘Smartmatic’ për teknologjinë në zgjedhjet e 25 prillit. Në një njoftim, zyra e shtypit të KQZ thotë se operatori ekonomik që mori pjesë është kompania “Smartmatic”, me fond limit 19.976.374,23 USD pa TVSH.

“Në procedurën prokurues me objekt “Sisteme/pajisje të teknologjisë së informacionit për identifikimin elektronik të votuesve dhe verifikimin e tyre paszgjedhor” operatori ekonomik që mori pjesë është kompania “Smartmatic”, me fond limit 19.976.374,23 USD pa TVSH.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve aktualisht është në fazën e shqyrtimit të dokumentacionit, vlerësimit të ofertës si dhe vlerësimit të pajisjes së paraqitur nga kompania për demonstrim”, thuhet në njoftimin e KQZ.

Në përfundim të procedurës së vlerësimit, Komisioni i Vlerësimit të Ofertave do të vendosë në lidhje me procedurat pasardhëse.