MENU
klinika

Yuri Kim kërkoi sigurimin e kandidatëve të pastër

Kreu i KQZ-së tregon filtrat që do përdoren për dekriminalizimin

28.01.2021 - 11:58

Gjatë mbledhjes së sotme të kreu i KQZ-së Ilirjan Celibashi foli mbi dekriminalizimin duke u shprehur se institucioni që ai drejton mund të bëjë të paktën verifikimet e para për kandidatët për deputetë.

Ai theksoi se do të ndërtohet një sistem transparence, ku qytetarët por edhe media mund të raportojnë raste të kandidatëve të dyshimtë.

Pyetje: Gjatë takimit me ju Ambasadorja amerikane kërkoi sigurimin e kandidatëve të pastër. Por Sa mundësi KQZ ka që t’i filtrojë kandidatët kur partitë i dërgojnë listat e kandidatëve në limite të afateve?

CelibashiNë krahasim me zgjedhjeve vendore numri i rasteve teorikisht është më i vogël, në rastin maksimal 140 kandidatë për 5-6 apo 7 parti politike se nuk besoj se do ketë më shumë se kaq. Për këtë numër KQZ pak a shumë i ka kapacitetet për të bërë të paktën verifikimet e para. Pastaj për verifikime të thelluara mund të kërkohet angazhim dhe të Zyrës së prokurorit të Përgjithshëm.

Për disa verifikime mund të kërkohet angazhim edhe të Zyrave Ndërkombëtare, homologe të Zyrës së Prokurorit të Përgjithshme. Ne po ndërtojmë një sistem në kuadër të transparencës, në faqen e internetit të KZQ, të raportimit dhe bërjes publike të të dhënave. Me këtë rast nxis qytetarët apo juve si medias që, që në momentin e parë të bëjnë publike rastet për të cilat kërkohet vëmendja e KZQ.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN