MENU
klinika

Kategoria Superiore, Java 16

Kukësi përmbys Bylisin, Skënderbeu ngec në Korçë

24.01.2021 - 15:45

Kukësi nuk e ka pasur të lehtë të fitojë në Elbasan Arena teksa ka mposhtur me rezultatin 2-1, Bylisin. Verilindorët e panë veten në disavantazh në minutën e 26 kur shënoi Stojanoviç.

Megjithatë, të besuarit e trajnerit Hallaçi nuk u tronditën, por gjetën forcën për të reaguar teksa vendosë sërish ekuilibrat falë Ibrahimit në të 40-tën minutë. Në fraksionin e dytë, Kukësi u fut në fushë me idenë për të marrë maksimumin dhe ai që realizoi golin vendimtar ishte Eze që me kokë mposhti portierin Qirko.

Ky episod u regjistrua në minutën e 57’ dhe që nga ai çast verilindorët ditën të menaxhojnë avantazhin, me ballshiotët që nuk gjetën rrugën për të barazuar. Kështu, Kukësi merr për të dytën herë radhëzi pikët e plota dhe tashmë ngjitet në kuotën e 23 pikëve, në vendin e katërt.

Ndërkohë, Skënderbeu nuk shkon më shumë se një barazim 1-1 në shtëpi përballë Apolonisë, ndaj një rivali direct. Korcarët mbeten në vend të fundit, edhe pse patën shansin më të mirë për t’u ngjitur të tetët.