MENU
klinika

Përzgjedhja e UEFA

Kumbulla, mes talenteve që duhen ndjekur

15.01.2021 - 17:09

Verën e kaluar bëri transferimin e madh, duke kaluar nga Verona te Roma dhe tani Marash Kumbulla është duke ngjitur shpejt shkallët e suksesit në karrierën e tij. Mbi këtë objektiv do ta ndihmojë edhe fakti se tashmë përfaqëson fanellën e një klubi me histori në Serie A.

Mbrojtësi i kombëtares është përfshirë në një listë nga ana e UEFA-s për 50 futbollistët që duhen vëzhguar me kujdes dhe me shumë pritshmëri në vitin 2021.

“Kumbulla iu bashkua akademisë së Veronës në moshën tetëvjeçare. Një qendërmbrojtës i fortë dhe i gjatë, admirues i Chiellini. Iu bashkua Romës në shtator dhe e ka stabilizuar menjëherë veten e tij në kryeqytetin italian”, – janë fjalët nga UEFA për Kumbullën.

Tashmë, 20-vjeçari ka detyrën për të qenë në lartësinë e duhur dhe për të bërë edhe më shumë për vete opinionin botëror. Për momentin ai ka humbur vendin e titullarit, edhe sonte në derbi me Lazion pritet të jetë në stol.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Sfidon klubet e mëdha për Superleague

UEFA ka gati formatin e ri të Champions

Vëmendja te stadiumi dhe 90-vjetori i FSHF

Shqipëria e futbollit në botimin evropian