10 vite më parë në këtë periudhë, Mbretëria e Bashkuar priste me ankth dhe dëshirë një dasmë në familjen mbreterore. Edhe pse ka kaluar shumë kohë, akoma ka detaje që nuk janë zbuluar deri më tani. Një prej tyre është edhe mënyra se si e mori vesh mbretëresha për propozimin e William që të lidhte jetën me Kate.
Katie Nicholl e cila po shkruan librin ‘Kate: The Future Queen’, e ka zbuluar këtë detaj duke përdorur burimet nga brenda pallatit. Sipas saj, Duka dhe Dukesha pritën pak para se ta ndanin lajmin me të gjithë. Kate e hoqi unazën që dikur i përkiste Princeshë Dianës, e futi në kasafortë dhe vazhdoi jetën e saj normalisht derisa lajmin e mori vesh mbretëresha nga vet ata.
“Lajmi ju dha një mëngjes teksa po hante me bashkëshortin e saj. Mbretëresha u gëzua shumë nga lajmi megjithëse u surprizua duke qenë se ishte goxha i papritur për të”, shkruhet në libër.
Gjithë ankthi që kishte Princ William për këtë çështje ishte i justifikueshëm, pasi nuk donte që lajmi të merrej vesh nga tabloidet britanike, siç ka ndodhur në raste të tjera.