MENU
klinika

PROJEKTLIGJI/ Pritet votimi në Kuvend

Kush do të futet në politikë duhet të rezultojë ‘i pastër’ në BE dhe..

03.01.2021 - 17:19

Vasil Stojovski, deputet i opozitës parlamentare nga radhët e minoritetit të Maqedonisë së Veriut ka kërkuar që shqiptarët, të cilët rezultojnë të dënuar për vepra të rënda penale apo i fshehin këto dënime të marra, jo vetëm në Shqipëri por edhe në BE, SHBA, e Australi, nuk duhet të jenë pjesë e politikës e aq më pas e Parlamentit pas zgjedhjeve të 25 prillit.

Në draft shihet se Stojovski ka dërguar një projektligj në Kuvend, ku kërkon që ligji i dekriminalizimit të futet edhe në vendet e tjera të rajonit si, Mali i Zi, Kosova, Bosnje Hercegovina, Maqedonia e Veriut e Serbia. Sipas Stojovskit, nëse një person dëshiron të futet në politikë duhet të rezultojë i pastër edhe në vende si Norvegjia, Islanda e Zvicra.

Drafti aktualisht është dërguar në Parlament dhe pritet që të shqyrtohet në sesionin e ri për vitin 2021.

Në ligjin aktual që përfshin vetëdeklarimi në ligjin e dekriminalizimit përfshin vendet e BE-së, SHBA-së, Kanadasë dhe Australisë, por jo të tjerat që propozonte deputeti.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Një veprim i tillë do të ishte tradhti…"

Zaev: Nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme