MENU
klinika

Katër Fazat/ Plani kombëtar: Si do të vijojë vaksinimi kundër Covid-19?

Kush do të marrë dozën e parë të vaksinës menjëherë pas mjekëve?

19.01.2021 - 10:53

Java e dytë e vaksinimit ka nisur dje me mjekët dhe infermierët e pavionit Covid të Pediatrisë, ku trajtohen fëmijët e infektuar me Covid-19.

Teksa ka ndjekur nga afër këtë proces, ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu deklaroi se do të vijohet me vaksinimin e kombinuar, sipas planit kombëtar të vaksinimit antiCovid, të përcaktuar tashmë nga ekspertët.

Sipas saj, ky proces do të vijojë, duke u intensifikuar jo vetëm për personelin e spitaleve Covid, por edhe për linjën e parë të mjekëve në shërbimet e urgjencës dhe reanimacionit, si edhe vaksinimi i kombinuar me të moshuarit e Shtëpive të të Moshuarve. Manastirliu deklaroi nga Qendra e Vaksinimit në Stadiumin “Air Albania” se përveç kontratës me Pfizer, pritet këtë javë një përgjigje nga COVAX për kohën e lëvrimit të vaksinave të para.

Plani kombëtar i vaksinimit

Strukturat e shëndetit kanë detajuar tashmë edhe planin kombëtar se si do të veprohet me vaksinimin anticovid. Në këtë plan, përcaktohet se vaksinimi do të zhvillohet në katër faza, dhe secila prej tyre do të ketë prioritet. Sikundër edhe ka nisur tashmë në fazën e parë po vaksinohet personeli mjekësor, për të vijuar më pas me të gjitha grupet e tjera të riskut sipas skenarëve të përcaktuar.

Faza e parë e vaksinimit

Punonjesit shëndetësore janë prekur gjatë kësaj pandemie dhe ka patur edhe vdekje midis tyre. Ekspertët bëjnë me dije se gjatë periudhës 9 mars 2020- 3 janar 2021 janë kryer 9468 testime në personel shëndetësor dhe janë konfirmuar 2347 raste pozitive. Incidenca e koronavirusit në stafin mjekësor dhe mbështetes është 1020 për 10 mijë banore (duke patur parasysh që numri i personelit shëndetësor në gjithë Shqipërinë është 23 mijë) prandaj grupi i parë prioritar janë punojësit shëndetësorë. Këta punonjës do të prioritizohen sipas fazave të sigurimit të vaksinës. Kështu në fazën e parë do të jenë punonjësit shëndetësore të vijës së parë pra ata që shërbejnë në spitalet Covid dhe në urgjencat dhe shërbimin e reanimacionit të spitaleve dhe kanë kontakt të ngushtë me pacientët, personeli i cili kryen marjen e mostrës dhe testimin, personeli që kryen hetimin dhe gjurmimin në terren, ndërsa në fazën e dytë do të jenë punonjësit e tjerë shëndetësore dhe sociale të cilët shërbëjnë pranë strukturave shëndetësore.

Faza e dytë e vaksinimit

Pas bluzave të bardha, vaksinimi do të vijojë me grupin e dytë. Në këtë grup bëhet fjalë për personat e moshuar dhe ata me probleme të shumta shëndetësore. Në këtë grup futen personat mbi 65 vjeç, personat që jetojnë në shtëpitë e pleqve apo institucione të kujdesit afatgjatë, personat me sëmundje bashkëshoqëruese dhe obezët.

Edhe për këto shtresa të këtij grupimi, vaksinimi do të zhvillohet në disa faza. Në fazën e parë do të vaksinohen të gjithë personat që jetojnë në shtëpitë e të moshuarve dhe institucione të kujdesit shëndetësor dhe social afatgjatë. Në fazën e dytë do të vaksinohen personat e moshuar ku fillimisht do të vaksinohen ata mbi 90 vjeç dhe me pas ata mbi 80 vjeç, për të vijuar me ata të moshës mbi 70 vjec dhe më tej me grupmoshat mbi 65 vjeç pavarësisht sëmundjeve bashkëshoqëruese që kanë. Në fazën tjetër do të vijojë vaksinimi me personat që janë nën moshën 65 vjeç që janë me probleme të ndryshme shëndetësore dhe atyre obezë, ku pritoritet do t’u jepet atyre të cilët kanë më shume se një sëmundje. Në varësi të sasisë së vaksinave në këtë fazë do të vaksinohen edhe punonjës të shërbimeve kritike për shoqërinë, si: përshembull mësues, edukatorë, forcat e rendit, punonjës të shërbimit elektrik dhe ujësjellësit, dhe kanalizimeve, forcat zjarrëfikëse, punonjës të telekomit apo transportit publik, etj.

Faza e tretë dhe e katërt e vaksinimit

Në fazen e tretë do të vaksinohen të gjthë perosnat e grupeve të mësipëme të fazës së dytë që nuk kanë arritur të vaksinohen. Dhe në fazën e katërt do të vaksinohet e gjithë popullata pavarësisht sëmundjeve bashkëshoqëruese.

Dosja “5D”/ Mariglen Qato edhe Redi Molla i dhanë 11 tendera kompanisë së vet!

Si ranë në pranga 9 ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës dhe biznesmenë

Me firmën e tij ‘avulluan’ 140 milionë lekë në Fier!

Vetting/ ‘Dora e zezë’ e Ceno Klosit edhe tek Inceneratorët!