Zbardhet ngjarja e ndodhur ditën e djeshme në Kukës ku ish-kreu i këtij qarku, i shpallur në kërkim, u konfrontua me efektivë të policisë. Lidhur me këtë ngjarje, policia ka arrestuar 6 persona, të afërm të Oruçit teksa nën hetim janë 5 persona. Efektivët e policisë shkuan në hotelin e vetë Abedin Oruçit ku edhe pse ishte në kërkim, ai qëndronte i pashqetësuar.
Sipas njoftimit të policisë, në momentin që efektivët u futën brenda ambjenteve të hotelit, persona të afërm të Oruçit janë konfrontuar fizikisht me ta. Në këtë moment, Oruçi ka nxjerrë pistoletën për të qëlluar por një prej efektivët ka mundur t’ia heqë nga dora. Në rrethana ende të paqarta, Oruçi në këtë moment është larguar nga vendi i ngjarjes.
Në kërkim u shpallën Abedin Oruçi 54 vjeç si dhe një person tjetër me iniciale P.O., 46 vjeç banues në Kukës. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës. Në tetor të vitit të kaluar Prokuroria e Kukësit e ka shpallur në kërkim ish-kryetarin e Këshillit të Qarkut për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose një shërbim publik”, ” Kanosja për shkak të detyrës” si dhe ndërtim pa leje.
Ndërkohë që para 2 muajve ka dalë urdhër ndalimi për 3 vepra penale por kur policet shkuan të ekzekutojne vendimin, nuk e kapën dot, pra ky urdhër ndalimi nuk është ekzekutuar (urdhri është ende në fuqi). Ndërkohë që një tjetër procedim tjetër penal është për armëmbajtje pa leje. Në këtë rast prokurori i kërkon gjykatës masë sigurie në mungesë arrest me burg, gjykata i cakton detyrim paraqitje për armëmbajtjen Abedin Oruci ka garuar në zgjedhjet vendore si kandidaturë e Bindjes Demokratike ndërsa para zgjedhjeve ka qenë Kryetar i këshillit të qarkut Kukës.