MENU
klinika

Kategoria Superiore, Java 16

Laçi i kthen reston Tiranës, kampionët me probleme

25.01.2021 - 15:44

Laçi i ka kthyer reston Tiranës për humbjen e fazës së parë në shtëpi, duke fituar 2-0 në “Selman Stërmasi”, duke e lënë poshtë vetes në renditje. Një sukses që ngjit kurbinasit në vendin e katërt.

Tirana e mori goditjen morale pa filluar ndeshja, sepse trajneri Nevil Dede e braktisi skuadrën. Mosmarrëveshjet për formacionin me presidentin Halili bënë që ish-kapiteni të largohet, duke e lënë bosh stolin.

Pas një loje të hapur, me sulme dhe kundërsulme të dyanshme, por me mungesë finalizimi, u desh të vinte zgjidhja nga një veprim individual i prishtinasit 31-vjeçar Mazrekaj. Minuta e 72-të; goditje dënimi për kurbinasit. Merr përsipër Mazrekaj, i cili “pikturon” një supergol.

Në fund, duke qenë se Tirana nuk arriti të barazonte, goli i tij dërgoi 3 pikë të çmuara në llogarinë e bardhezinjve. Tirana pëson humbjen e katërt në këtë kampionat, duke e “parë me dylbi” kreun tashmë.