MENU
klinika

Dyshja argjentinase

Lautaro Martinez thërret Messin tek Inter

16.01.2021 - 14:29

Një vit më parë flitej për një dyshe argjentinase në sulmin e Barcelonës, teksa Lautaro Martinez do t’i bashkohej Lionel Messit. Tashmë gjërat kanë ndryshuar totalisht është është Messi që mund t’i bashkohet Interit.

Martinez thotë se ai ëndërron të luajë përkrah Leo Messit dhe këmbëngul se ai do të arrijë një marrëveshje për të zgjatur kontratën e tij me Interin. Messi, kontrata e të cilit me Barcelonën përfundon në qershorin e këtij viti, ishte i lidhur me një lëvizje tek Inter verën e kaluar.

“Ishte një ëndërr e madhe për mua. Është e mahnitshme të luash me të, ai është lojtari më i mirë në botë dhe unë jam me fat që të luaj me të në ekipin kombëtar. Ai është një frymëzim për lojtarët e rinj ”- theksoi sulmuesi argjentinas.

Marrëveshja e Lautaro me Inter përfundon në vitin 2023, por ai shpreson të zgjasë qëndrimin e tij në klub së shpejti dhe pse jo, të vijë edhe Messi. Gjithsesi, do të jetë e vështirë, pasi Manchester City dhe PSG kanë financa më të mëdha dhe do ta joshin argjentinasin.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kandidati për president i Barçës

“Messi nuk kërkon pará, mund të qëndrojë”