MENU
klinika

Bundesliga, java 17

Leverkusen mposht Dortmund, ngjitet i dyti

19.01.2021 - 22:27

Pas pesë ndeshjesh pa fitore, Bayer Leverkusen i është rikthyer suksesit dhe këtë e ka bërë ndaj një rivali direkt si Borussia Dortmund, duke triumfuar 2-1 në shtëpi. Tri pikë që e ngjisin në vendin e dytë Leverkusen.

Ekipi vendas gjeti golin në minutën e 14′ pas një kundërsulmi fantastik. Baily lëshoi një pasim fenomenal dhe Diaby nuk gaboi për 1-0. Ekipi i verdhezinjve barazoi në minutën e 67′ me anë të Brandt. Lojtari ka gjuajtur nga një distancë prej 20 metrash dhe ka dërguar topin në rrjetë për 1-1.

“Aspirinat” kanë gjetur golin në minutën e 80′ me anë të Wirtz. Dortmundi u ndëshkua menjëherë pasi barazoi rezultatin ndaj Brandt. Meunier gabon duke i dhënë mundësi vendasve të ndërtojnë një kundërsulm të mirë dhe duke gjetur rrjetën. Vendasit mbrojnë fitoren në fund.