MENU
klinika

Ja kush e zëvendëson

Lëvizje në kupolën e Policisë së Shkodrës, ikën zv.drejtori

14.01.2021 - 10:32

Policia Vendore e Shkodrës ka pësuar disa ndryshime në rang drejtuesish.

Bëhet me dije se zëvendës drejtori i policisë vendore të Shkodrës Lorenc Meta nuk do të jetë më në këtë post. Meta do të transferohet në drejtorinë e përgjithshme në pozicion tjetër si specialist.

Lorenc Meta shërbeu për një periudhë të gjatë në Shkodër si numri dy i policisë.

Mësohet se në vend të tij drejtuesit e policisë si zëvendës drejtor të Shkodrës kanë emëruar Kujtim Gjokën, i cili më përpara ka qenë në policinë vendore të Lezhës.