03.01.2021 - 12:30
Festat e fundvitit nuk kanë shënuar fluks të lëvizjeve të emigrantëve. Kjo edhe për shkak të masave të ndërmarra për parandalimin e përhapjes së koronavirusi.
Mësohet se në 02 janar në Kapshticë, kanë hyrë 86 shtetas dhe 31 mjete.
Ndërsa në Qafë-Thanë, kanë hyrë 1922 shtetas dhe kanë dalë 2090 shtetas.
Ndërkohë nga pika e kalimit kufitar të Muriqanit, që lidh Shqipërinë me Malin e Zi dhe vendet e BE-së, kanë dalë nga Shqipëria 1084 shtetas të huaj ndërkohë që 510 janë shtetas shqiptarë.
Ky është një fluks i ulët krahasuar me vitet e kaluara me rastin e festave të fundvitit.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Ja shifrat e fundit