MENU
klinika

Premier League, Java 19

Liverpool në krizë, e pëson në shtëpi

21.01.2021 - 22:55

Pesë ndeshje pa fitore, por humbja e fundit në shtëpi përballë Burnley thuajse “shkurorëzon” kampionët. Të Kuqtë humbin 0-1 dhe tashmë kreu ndodhet edhe më larg.

Liverpool kishte shansin më të mirë të kalonte në avantazh në minutën e 43′. Mbrojtësi kundërshtar gaboi duke i dhënë mundësinë sulmuesit Origi të përfitonte. Lojtari vrapoi me topin në këmbë, por në momentin e fundit goditi traversën. Çmenduri!

Pjesa e dytë foli e gjitha në favor të vendasve, por kur të gjithë prisnin golin e Liverpool, miqtë përfitojnë penallti. Barnes mposhti portierin Alisson në minutën e 83′. Braziliani nuk arriti ta ndalte sferën.

Tri pikë me shumë vlerë për Burnley, që i largohet fundit të renditjes, ndërsa për Liverpool janë 5 ndeshje pa fitore, me dy humbje dhe tre barazime. Kreu tashmë është 6 pikë larg. Nuk duken shumë, por në Premier League ka konkurrencë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN