MENU
klinika

Fotoja që "çmendi" fansat

Maluma po bëhet baba?

25.01.2021 - 10:39

Sa herë që Maluma poston diçka në rrjete sociale, vëmendja nga fansat është maksimale. Mirëpo fotografia e fundit që ai ka publikuar ka çmendur gjithë fansat. Këngëtari latin ka postuar në Instagram një imazh, në të cilën shihet barku i rrumbullakosur i një vajze. Maluma shfaqet duke vendosur kokën mbi bark, në të cilin është shkruar: “#7DJ”.

Edhe foton Maluma e ka shoqëruar me të njëjtën gjë që është shkruar mbi bark, pa dhënë asnjë detaj më tepër. Menjëherë pas fotos kanë nisur komentet nga fansat, të cilët nuk po e kuptojnë ende se çfarë po ndodh. Disa e kanë uruar Maluma-n duke menduar se ai do të bëhet baba së shpejti, ndërsa të tjerë thonë se kjo është një formë që ka zgjedhur këngëtari të promovuar ndonjë projekt të ri që do të publikojë së shpejti.

Se çfarë po ndodh në të vërtetë ende nuk dihet, por më së shumë është i besueshëm versioni se në këtë mënyrë Maluma po paralajmëron një këngë të re, që mund ta konsiderojë si beben e tij. Megjithatë do të na duhet të presim e të shohim çfarë do të ndodhë.

Kujtojmë se këngët e fundit që Maluma ka publikuar janë “Medallo City” dhe “Cielo a un Diablo”.