MENU
klinika

Siguron 800 mijë doza të vaksinës

Maqedonia e Veriut, arrin marrëveshjen me Pfizer

04.01.2021 - 19:14

Pas Shqiperise edhe Maqedonia e Veriut ka arritur sot marrëveshjen me kompaninë Pfizer, duke siguruar 800 mijë doza të vaksinës kundër koronavirusit.

5850 dozat e para do të arrijnë në muajin shkurt, ndërkohë që pjesa tjetër do të arrijë në muajt në vazhdim.

“Ministri i Shëndetësisë dr. Venko Filipçe, në bisedime të drejtpërdrejta me këtë prodhues, ka siguruar vaksina për gjithë vitin 2021.

Marrëveshja është definuar mëngjesin e sotëm në bisedë telefonike të ministrit Filipçe dhe përfaqësuesit të lartë të kompanisë prodhuese të vaksinave kundër Covid-19.

5850 dozat e para të vaksinave të Pfizer do të mbërrijnë në shkurt, pastaj vijon dërgesa në sasi më të madhe në mars, prill, ndërsa dinamika për gjithë vitin 2021 në mënyrë shtesë do të konfirmohet” njoftoi ministria e Shëndetësisë në Maqedoni.