MENU
klinika

Spital rajonal për 3 muaj në Daullas të Fierit

Mbërrijnë makineritë e rënda për ndërtimin e spitalit turk

19.01.2021 - 10:24

Mbërrijnë mjetet e para për ndërtimin e spitalit turk në Daullas të Fierit.

Pesë makineri të rënda kanë zbarkuar në tokën ku është planifikuar që brenda tre muajve të përfundojë ndërtimi i spitalit. Paralelisht punonjësit e OSHE po vendosin shtyllat e elektrikut, që do të furnizojnë spitalin me energji elektrike.

Spitali do ndërtohet në By-pass-in e fierit dhe do të shërbejë për të gjithë jugun. Fillimisht pronarët e tokës (12 familje) kundërshtuan ndërtimin e spitalit, pasi nuk ishin dakord me çmimin e shpronësimit. Më pankarta në duar, në 11 janar ata protestuan kundër ndërtimit të spitalit. Pas takimit me kryeministrin Rama një ditë më pas pronarët e tokës janë dakortësuar për të lejuar fillimin e punimeve. Aktualisht 11 familjet janë pajisur me dokument pronësie.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN