MENU
klinika

Kriza nga pandemia

Mbi 200 mln euro humbje, PSG nxjerr yjet në shitje

22.01.2021 - 16:36

Pavarësisht se viti 2020 ishte nga më të suksesshmit në historinë e klubit, pandemia e koronavirusit dhe kriza ekonomike kanë prekur gjithashtu klubet më të pasura si PSG.

Shoqëria pariziene paraqiti një raport në DNCG (Drejtoria Kombëtare e Kontrollit të Menaxhimit) në Ligën Profesionale të Futbollit me parashikime të humbjeve deri në 204 milionë euro për sezonin 2020-21, 60% më shumë se vitin e kaluar.

Klubi duhet të shkurtojë shpenzimet dhe për këtë arsye do të detyrohet të shesë lojtarë. Për më tepër, PSG është në bisedime për rinovimet e kontratave të Kylian Mbappé dhe Neymar, ndaj është nevojshme të shihet se si këto humbje ekonomike ndikojnë në negociatat me dy “yjet”.

Të dy lojtarëve u përfundon kontrata në qershor 2022, kështu që ata mund të negociojnë me ndonjë klub që nga 1 janari i ardhshëm. Detyrimi për të shitur lojtarë mund të shkaktojë largimin e një prej peshave të rënda të ekipit.

Leonardo, drejtori sportiv i klubit, tashmë e ka bërë të qartë se ai ëndërron të rinovojë si me Mbappé dhe me Neymar, por ai është gjithashtu i vetëdijshëm se nuk është e lehtë të kesh gjithmonë më të mirën në botë.

Ka kontakte me të dy për zgjatjen e kontratës, por PSG e ka të qartë se përparësi mbetet “ylli” brazilian, rinovimi i të cilit mund të kontribuojë në shitjen e talentit francez. Pavarësisht problemeve ekonomike, Leonardo vazhdon të ëndërrojë për Messin. Është e qartë se me 204 milionë euro humbje, çdo operacion për të rinovuar ose nënshkruar një futbollist të ri duket i komplikuar.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN