MENU
klinika

Kanidati i PDK-së, optimist

“Më 14 shkurt duam t’u japim Thaçit e Veselit lajmin e fitores”

26.01.2021 - 12:29

Kandidati për deputetë nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bujar Cakolli thotë se fitorja e subjektit nga ai vjen ka rëndësi edhe emocionale.

Cakolli thotë se duan që më 14 shkurt ta njoftojnë ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi dhe ish-kryetarin e PDK-së, Kadri Veseli për fitoren e kësaj partie, kjo si dëshmi siç thotë ai se rrënjët e trashëgimisë së tyre politike janë të shtrira gjithandej Kosovës.

“Fitorja jonë ka edhe rëndësi emocionale, sepse ne duam që më 14 shkurt dy liderëve tanë historikë në Hagë, Hashim Thacit e Kadri Veselit, t’ua japim lajmin e fitores, si dëshmi se rrënjët e trashëgimisë së tyre politike janë të shtrira gjithandej Kosovës dhe se vetëm janë duke u zgjeruar.🇦🇱🇽🇰”, ka shkruar Cakolli.