MENU
klinika

4 muaj pas lindjes

Më në fund! Gigi Hadid zbulon emrin e të bijës

22.01.2021 - 11:35

Më në fund, Gigi Hadid zbuloi emrin e vajzës së saj dhe Zayn Malik, e cila është 4 muajshe, por askush nuk ia kishte idenë e emrit!

Vajza e çiftit quhet Khai.

Supermodelja 25-vjeçare nuk bëri asnjë njoftim dhe as nuk zgjodhi një mënyrë speciale për të zbuluar emrun e vajzës, por përkundrazi ndryshoi në heshtje bion e llogarisë së saj në Instagram duke shtuar “mamaja e Khai”.

Pas shumë spekulimesh rreth emrit të vogëlushes, Gigi dhe Zayn janë bindur të ndajnë me publikun edhe emrin, veç emocioneve si prindër të rinj. Gjithashtu Hadid dhe Malik ende nuk kanë treguar një foto të portretit të Khai, por ata kanë ndarë disa foto të saj.

Çifti u bënë prindër të shtator të vitit të kaluar dhe lajmin fillimisht e bëri të ditur Zayn, përmes një postimi në rrjet.

Së fundmi, supermodelja zbuloi për fansat momentin kur mësoi se ishte shtatzënë, një ditë para shfaqjes së Tom Ford, gjatë Javës së Modës në Paris (lexo këtu).