MENU
klinika

“Kryeministri shqiptar shikon nga Turqia përpara zgjedhjeve”

Mediat greke: Rama është duke e promovuar si aleatin kryesor! BE është mërzitur…

24.01.2021 - 20:57

Gazeta greke “Ekathimerini” thotë se kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është duke promovuar Turqinë si aleatin kryesor dhe për këtë ka marrë edhe kritika.

Në një artikull me titull “Kryeministri shqiptar shikon nga Turqia përpara zgjedhjeve”, gazeta e njohur greke shkruan se “Rama ka premtuar se do të ndërtohet një spital, me paratë turke dhe do të jetë gati në zgjedhjet e 25 prillit”.

Gazeta vijon më tej duke shkruar se “Donacioni prej 60 milion eurosh u trumbetua nga Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan gjatë vizitës së Ramës në Ankara në fillim të këtij muaji”.

Teksa i referohet mediave shqiptare, “Ekathimerini” shkruan se “Vendi ku do të ndërtohet spitali, në qytetin e Fierit, në Shqipërinë Jugperëndimore, nuk është shpronësuar ende”.

Më tej mediat greke shkruan se “Bashkimi Evropian është gjithnjë e më i mërzitur me pozicionin e Ramës, kritikat e tij ndaj qëndrimit të BE kundër Turqisë apo edhe përpjekjet e saj të vaksinimit”.

Sesioni i 76-të i Asamblesë së Përgjithshme të OKB

Xhaçka: Krenare për përkushtimin e Shqipërisë!

"Do të sigurojë mbijetesën politike pasi u shpall ‘non grata’"

Pritjet e Berishës/Kadilli: Nuk me impresionon