MENU
klinika

Zhdukja e biznesmenit italian në Shqipëri

Mediat zbardhin detaje të reja: Telefoni i tij bie ende!

20.01.2021 - 13:41

Mediat italiane kanë publikuar detaje të reja në lidhje me zhdukjen në Shqipëri të biznesmenit, Davide Pecorelli.

Përveç hetimeve që po zhvillohen në Shqipëri, mediat fqinje shkruajnë se për zhdukjen e 45-vjeçarit hetime ka hapur edhe Prokuroria e Peruggias.

Po sipas mediave italiane, një prej punonjëseve të Pecorelli-t i ka rënë numrit të telefonit dhe zilja mësohet se ka rënë disa herë, por askush nuk është përgjigjur.

Ndërkohë rezultatet e ADN-së të kockave të gjetura brenda makinës së djegur dhe sendeve të Davide Pecorelli-t mund të hedhin dritë për fatin e sipërmarrësit italian, të zhdukur në Shqipëri më 6 janar.

Hera e fundit që ai është futur në WhatsApp është data 6 Janar, në orën 16:12, që është edhe dita kur ai humbi gjurmët.

Personi i parë që bëri denoncim për zhdukjen e Pecorellit, në komisariatin e Citta di Castello ishte ish-gruaja e 45-vjeçarit, e cila është shprehur se ai çdo ditë kontaktonte, pasi fliste me fëmijët.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Erdhi për biznes në Shqipëri, eshtrat e tij...

Detaje nga zhdukja e biznesmenit italian