MENU
klinika

Nëse britaniku nuk pranon kushtet

Mercedes stoik, ka gati zëvendësin e Hamilton

19.01.2021 - 18:14

Nëse Lewis Hamilton po ngjitet maleve, deri në 3400 metra, skuderia Mercedes duket se është e vendosur në limitin e saj për pagesën që do t’i japë kampionit për rinovimin për të paktën edhe një sezon.

Rinovimi i kontratës ende nuk po vjen, ndërkohë që botërori i Formula 1 nis pas dy muajsh. 7 herë kampioni i botës aktualisht është ende pa një makinë. Palët duan të vijojnë bashkëpunimin dhe rinovimi duket se mund të ndodhë në çdo moment, por pengesë mbetet rroga e lartë që kërkon Hamilton.

Ndaj, duke parë këtë situatë disi konfuze, Mercedes po mendon për një alternativë tjetër. Sipas mediave britanike, drejtuesit e makinës gjermane kanë kontaktuar me një tjetër pilot anglez, George Russell. Ky i fundit zuri vendin e Hamilton (kur u infektua me Covid-19) në garën e Sakhir dhe bëri një paraqitje të mirë.

“Në garën e Sakhir bëri një paraqitje të mirë edhe pse është ende një pilot i ri. Sa më shumë gara që ata zhvillojnë aq më shumë eksperiencë tojnë. Vjet pati disa gara që ishin një leksion i mirë për pilotët e rinj”, tha Toto Wolff, drejtori sportiv i Mercedes.