MENU
klinika

Ministria i përgjigjet pozitivisht FSHB

Merr fund pritja, basketbollit i hapet drita jeshile

28.01.2021 - 14:12

Më në fund erdhi lajmi i mirë për basketbollin shqiptar. Pas gati një viti ndërprerjeje të aktiviteteve kombëtare dhe të çdo lloji tjetër në vendin tonë, i hapet drita jeshile për të rifilluar.

Kërkesës së radhës së federatës së këtij sporti në vendin tonë i është përgjigjur pozitivish Komiteti i Ekspertëve të Pandemisë, përmes kryetares dhe zv.ministres së Shëndetësisë, Mira Rakacolli. Në shkresën e fundit Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale miraton kërkesën për zhvillimin e ndeshjeve të basketbollit në Shqipëri.

“Në përgjigje të shkresës tuaj, datë 11 janar 2021, ju bëjmë me dije se Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale e miraton kërkesën tuaj për zhvillimin e ndeshjeve të basketbollit. Gjatë zhvillimit të aktiviteteve duhet të respektohen masat e distancimit social, si dhe ato higjienosanitare për parandalimin e përhapjes së infeksionit Covid-19”.

Kjo është përgjigja që ktheu Ministria dhe tashmë në Shqipëri mund të nisin aktivitetet e basketbollit. Federata ka gati kalendarin, që tashmë do të jetë me ndeshje të reduktuara. Me gjumë gjasë, Ministria do t’i kthejë përgjigje pozitive për rifillimin e ndeshjeve të volejbollit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Rama “bekon” ligën mes Kosovës e Shqipërisë

Liga Unike e Basketbollit, dallëndyshja e parë