MENU
klinika

Kandidati për president i Barçës

“Messi nuk kërkon pará, mund të qëndrojë”

13.01.2021 - 13:45

Kandidati për president i Barcelonës, Johan Laporta, dhe favoriti për të zënë karrigen në fjalë, mbrojti idenë e tij se zgjedhjet nuk duhet të vonohen. Po kështu, këmbëngul se Messi do të mbetet në Barcelonë, nëse i fiton zgjedhjet:

“Messi nuk udhëhiqet nga paratë, ai dëshiron të fitojë përsëri Champions-in. Jam i sigurt se do ta pëlqejë shumë projektin tim sportiv. Do t’i bëj një propozim, që mund të përmbushë ambiciet e tij. Messi e di këtë. Ai nuk mund të mashtrohet si në sezonet e kaluara.

Unë mendoj se kam një avantazh si kandidat në zgjedhje, për shkak të marrëdhënies dhe vlerësimit reciprok. Nëse Messi më thotë ‘jo’, Barça vazhdon përpara. Por, është diçka që nuk e mendoj. Ai dëshiron të qëndrojë. Nëse jo, ne do të vazhdojmë…”.

Laporta, gjithashtu pranoi se në të kaluarën kishte marrë oferta për yllin argjentinas: “Nga Inter, po. Ishte një shumë për të cilën mbase një president tjetër do të kishte treguar dobësi. Ata folën për klauzolën, unë thashë jo dhe zikaltrit u tërhoqën.”

Gjithsesi, Laporta nuk foli konkretisht se çfarë oferte sportive do t’i bëjë Messit në rast se rikthehet si president. Më shumë se për të mbajtur Messin, Laporta duhet të shpëtojë klubin, që është në prg falimentimi, me rreth 900 milionë euro borxhe.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN