MENU
klinika

Paralajmërim për Trump dhe mbështetësit e tij

Mike Pence: Ky sulm ndaj Kapitolit nuk do të tolerohet

06.01.2021 - 22:04

Zëvendës-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Mike Pence i ka kërkuar mbështetësve të Trump që të largohen nga ndërtesa e Kapitolit dhe të ndalojnë dhunën.

“Ky sulm ndaj Kapitolit tonë nuk do të tolerohet dhe ata që përfshihen do të ndiqen penalisht në masën më të plotë të ligjit,” shkroi Mike Pence në “Twitter”.

Pence, i cili ka këmbëngulur se ai nuk mund të përmbysë rezultatet e zgjedhjeve pavarësisht presionit për presidentin, ishte duke kryesuar votimin e kolegjit elektoral kur protestuesit sulmuan ndërtesën dhe ai u largua në një zonë më të sigurtë.

mike-pence.png